BRUKSEL

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Oli Ren, tha sot se status quoja në Kosovë është e paqëndrueshme. Ai, këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Branko Crvenkovski. Maqedonia, ka thënë Ren, ka qëndrim konstruktiv për statusin e Kosovës.