QYTETI I GAZËS

Lëvizja islamike Hamas ka shprehur gatishmërinë për të filluar procesin e pajtimit me grupin tjetër palestinez, Fatah të presidentit Mahmud Abbas.
Në deklaratën e ish kryeministrit palestinez, Ismail Hanijah lihet të kuptohet se janë të gatshëm të heqin dorë nga kontrolli i Gazës.
Presidenti Abbas ka hedhur poshtë mundësinë e pajtimit derisa Gaza të kthehet nën kontrollin e tij.