LUXEMBOURG

Mali i Zi nënshkoi marrëveshjen kyçe me Bashkimin Evropian, e cila i hap rrugën e anëtarësimit eventual të vendit në bllokun 27-anëtarësh. Kryeministri Zheljko Shturanoviç e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg.