BAKU

Ambasadat amerikane dhe britanike në Baku edhe sot janë të mbyllura për publikun, një ditë pasi autoritetet e Azerbejxhanit thanë se kanë parandaluar një sulm terrorist kundër ndërtesave qeveritare dhe misioneve diplomatike në kryeqytet.
Dje zyrtarët thanë se, forcat e sigurisë kishin arrestuar disa militantë të dyshuar islamikë dhe kishin vrarë njërin prej tyre në operacionin më 27 tetor.
Njoftimi bëri që të mbyllen ambasadat amerikane dhe britanike në Baku.