LONDËR

Mbreti i Saudisë, Abdullah, po viziton Britaninë e Madhe. Sonte, Mbretëresha Elizabeth II do ta presë atë në një pritje ceremoniale në Pallatin e Bakingamit. Para nisjes për në Londër, Mbreti saudit akuzoi Britaninë dhe vendet tjera se nuk po bëjnë sa duhet në luftimin e terrorizmit. Mbreti Abdullah është sovrani i parë i Arabisë Saudite, që viziton Londrën, në 20 vjetët e fundit.