BERLIN

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier sot do të takohet me Ekipin e Unitetit.
Ministria e jashtme në Berlin njoftoi se delegacionin e Kosovës e udhëheqin presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku.
Mbrëmë në takimin me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, Steinmeier e kundërshtoi në mënyrë të prerë pikëpamjen e Jeremiç, sipas të cilit zgjidhja për statusin e Kosovës mund të arrihet edhe pas 10 dhjetorit.
"Zgjidhjet që do arriheshin pas kësaj date shoqërohen me rrezikun që të mos kontribuojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Steinmeier.