SHKUP

Gjendja e sigurisë në Malësinë e Tetovës është e qetë, ka njoftuar Ministria e Brendshme në Shkup. Zëdhënësi i ministrisë, Ivo Kotevski, tha se aksioni i djeshëm, “Stuhia malore”, ka qenë i koordinuar me forcat e KFOR-it në Kosovë. “Ne kërkuam mbështetje nga forcat e KFOR-it, që të izolohet grupi i armatosur. Gjatë tërë ditës kemi pasur mbështetje të fuqishme nga forcat e KFOR-it në Kosovë”, tha Kotevski. Në aksionin e policisë maqedonase kundër personave të armatosur, në fshatin Brodec, u vranë të paktën gjashtë veta dhe u arrestuan 12 të tjerë.