SARAJEVË

Eurodeputetja Doris Pack ka thënë se "askush nuk guxon të krahasojë Bosnjën me Kosovën, ashtu siç bën Beogradi", dhe ka shtuar se "Bashkimi Evropian duhet ta analizojë nëse Serbia i plotëson kushtet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit".
Në një prononcim për të përditshmen Oslobogjenje, Pack ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe Bosnjes është në Bashkimin Evropian, ndërsa Rusia do të duhej të qëndrojë anash, dhe të ndërhyjë vetëm për ta përmirësuar gjendjen, e jo për ta keqësuar atë.
"Ata nuk më shqetësojnë" sepse "prej tyre e kam pritur" këtë, ka thënë Doris Pack duke komentuar vlerësimet e Rusisë për gjendjen në Ballkan.