Lideri i konservatorëve opozitarë në Britani, Dejvid Kamerun ka tërhequr vërejtjen se paqartësia rreth statusit të Kosovës mund të çojë në jostabilitet dhe ripërtrirje të dhunës në Ballkan.
Agjensia Asoshieted Pres raporton se zoti Kamerun ka mbështetur thirrjen e administratës së presidentit Bush për pavarësi të Kosovës dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë të vendosur me Serbinë. Ai tha se Serbia nuk duhet të lejohet që të promovojë jostabilitet në pjesët e tjera të Ballkanit, derisa po synon ti pengojë aspiratat e Kosovës për pavarësi.
Këto komente zoti Kamerun i bëri në Uashington, ku mbrëmë u takua edhe me presidentin e Shteteve te Bashkuara, Xhorxh Bush.