ATHINË

Greqia dhe Maqedonia do të bisedojnë në janar për ta zgjidhur kontestin rreth emrit, dhe për t'i dhënë shtysë stabilitetit në Ballkan, tha i dërguari i KB, Mathew Nimitz, duke shtuar se zgjidhja e kësaj çështje ka shumë anë pozitive.
"Procesi i NATO-s do të zmadhohet, procesi i BE-së do të zmadhohet, stabiliteti në dritën e asaj që po ndodh në Kosovë dhe zonat tjera të rajonit gjithashtu mund të zmadhohet. Shumë gjëra të mira mund të ndodhin nëse zgjidhet kjo çështje", ka thënë Nimitz.