JERUSALEM

Presidenti George Bush i përmbylli vizitën në Izrael dhe Bregun Perëndimor me homazhet që u bëri viktimave të Hollokaustit në memorialin Yad Vashem në Jerusalem.
"Do të shpresoja që sa më shumë njerëz në botë ta vizitonin këtë vend, i cili të përkujton se e keqja ekziston, dhe bën thirrje se kur ta gjejmë të keqen, duhet ta rezistojmë ", tha presidenti Bush.
Vizita në Izrael dhe Bregun Perëndimor ishte ndalesa e tij e parë në turneun në Lindjen e Mesme, që synon arritjen e një marrëveshje paqësore deri në fund të mandatit të tij presidencial në janar, 2009. Dje Bush tha se paqja do të kërkojë "koncesione të dhembshme politike nga të dy palët".