KUVAJT

Presidenti amerikan, George Bush, tha sot se Shtetet e Bashkuara janë "në rrugë", që ta përfundojnë tërheqjen e 20 mijë trupave nga Iraku kah mesi i vitit. Reduktimi i mëtejshëm i trupave do të varet nga rekomandimet e komandanteve të ushtrisë. Pas takimit me komandantin e trupave amerikane në Irak, gjeneralin David Petreus dhe ambasadorin Ryan Crocker, presidenti Bush tha se dhuna ka "rënë dukshëm", dhe "shpresa" në Irak po kthehet.
- Ju falenderoj për atë që po bëni. Nuk ka dyshim në mendjen time se do t'ia dalim. Kur historia të shkruhet, në faqen e fundit do të thuhet: fitorja e arritur nga Shtetet e Bashkuara, është për të mirën e gjithë botës. Dhe duke bërë punë të mirë mund të themi se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta dhe gjeneratat amerikane do të mund të jetojnë në paqe, tha presidenti Bush, gjatë fjalimit të tij në bazën ushtarake amerikane në Kuvajt.