QYTETI I GAZËS

Militantë palestineze, të armatosur dhe të maskuar, e kanë bastisur sot herët ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Qytetin e Gazës, para se ta aktivizonin eksplozivin.
Besohet se gjatë bastisjes nuk ka qenë asnjë punëtor i OKB-së në ndërtesë, ndërsa forcat palestineze të sigurisë thanë se është rrahur një pjesëtar i sigurimit, i cili ishte në detyrë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, derisa organizata të militantëve kanë pohuar se kishin ndërmarrë një seri të sulmeve me raketa ndaj Izraelit, pas skadimit të marrëveshjes së mirëbesimit, në mesnatë.