MEKË

Zyrtarët saudit dhe pelegrinët po e akuzojnë njëri-tjetrin për rrëmujën e së enjtes, gjatë haxhillëkut, si pasojë e të cilës vdiqën rreth 350 njerëz.
Myftiu Abdulaziz al-Sheik, i fajësoi pelegrinët e padiciplinuar si shkaktarë të tragjedisë. Ai ka thënë në televizionin shtetëror, se qeveria ka bërë gjithçka që kishte mundësi, mirëpo disa pelegrinë e kanë kundërshtuar, duke thënë se autoritetet nuk i kishin zbatuar detyrat gjatë ritualit.
Kjo është tragjedia më e madhe gjatë haxhillëkut, në dhjetëvjeçarin e fundit.
Një rrëmujë e ngjashme ka ndodhur në vitin 1990, si pasojë e të cilës patën vdekur më shumë se 1 mijë e 400 njerëz.