PRAGË

Qeveritë islamike kanë shprehur sot indinjatë ndaj botimit të karikaturave të profetit Muhamed, duke i konsideruar fyese.
12 karikatura janë botuar për herë të parë në gazetën daneze "Jillands-Posten", në shtator të vitit të kaluar.
Siria dhe Arabia Saudite i kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Danimarka, ndërsa Libia e ka mbyllur ambasadën.
Karikaturat janë riboruar sot nëpër gazeta në Francë, Gjermani, Itali, Norvegji dhe Spanjë.
Kreu i organizatës "Reporterët pa Kufij", Robert Menard, tha se reagimi i regjimeve arabe tregon "mungesë të të kuptuarit të lirisë së mediave".