ROMË

Të paktën 12 turistë turq kanë vdekur mbrëmë vonë në veriperëndim të Romës, kur autobusi me të cilin po udhëtonin ata, ka rënë në një grykë të thellë.
Agjencitë e lajmeve kanë bërë të ditur se në autobus ndodheshin rreth 30 turistë, disa prej të cilëve kanë pësuar lëndime serioze.