BEOGRAD

Britania sot i ka bërë thirrje Perëndimit që t'i shtojë përpjekjet për të përgatitur terrenin për pavarësinë e mundshme të Kosovës nga Serbia.
John Sawers, drejtor politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, i ka deklaruar agjencisë Reuters se e ardhmja e Kosovës duhet t'i reflektojë dëshirat e popullatës shumicës.
"Nuk është sekret se aspiratat e shumicës së kosovarëve janë për pavarësi", ka thënë Sawers.
Ai e ka përkujtuar shtypjen serbe në Kosovë në vitet e 90-ta, pasi nacionalisti Sllobodan Millosheviq ia hoqi Kosovës autonominë, gjë që kulminoi me luftën brutale dy-vjeçare dhe përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s.
"E gjithë kjo histori është një trashëgimi që na bën të mos kemi shumë opcione tjera", ka thënë Sawers.