NJU DELHI

Presidenti francez, Jacques Chirac, ka shkuar për një vizitë triditëshe në Indi, me qëllim të zgjerimit të lidhjeve tregtare.
Vizita e zotit Chirac po realizohet derisa marrëdhëniet francezo-indiane kohëve të fundit janë ftohur, kur Franca e kundërshtoi blerjen e një kompanie të madhe evropiane të çelikut nga një magnat indian.