SULEJMANIJA

Ekipet e kërkimit i kanë gjetur mbeturinat e aeroplanit privat gjerman, i cili është zhdukur javën e kaluar në veri të Irakut. Në aeroplan kanë qenë 5 punëtorë të një kompanie gjermane ndërtimi, piloti dhe një irakian. Një zyrtar i lartë në administratën kurde, tha se asnjëri nuk i ka mbijetuar fatkeqësisë.