PODGORICË

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ferhad Dinosha, tha se pjesa më e madhe e shqiptarëve do të marrin pjesë në referendum dhe do të votojnë për pavarësinë e Malit të Zi. Ai vlerësoi se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë "jo vetëm për ta, por edhe për stabilitetin në vend dhe rajon".
Pakicat kombëtare në Mal të Zi përbëjnë rreth 20 përqind të popullsisë së këtij vendi.