MOSKË

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet për programet bërthamore, Ali Larijani, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të pengojnë marrëveshjen ruso-iraniane rreth pasurimit të uraniumit.
"Nëse unilateralizmi amerikan nuk do të ndërhynte në këto bisedime atëherë kam shpresë se do të arrihet një rezultat. Mendoj se amerikanët me fjalë mbështesin propozimin rus dhe në praktikë përpiqen ta sabotojnë planin rus", tha Larijani.
Raundi i fundit i bisedimeve mes Teheranit e Moskës ka përfunduar pa rezultate konkrete.
Larijani pritet të takohet së shpejti në Vjenë me ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës e Gjermanisë.