VARSHAVË

Disa mijëra vetë kanë marrë pjesë në një protestë që synonte mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve në Poloni.
Një numër i vogël ekstremistësh të krahut të djathtë gjuajtën me vezë pjesëmarrësit në manifestim, por u ndaluan shpejt nga policia.
Homoseksualët diskriminohen në Poloni, një vend me tradita të forta katolike.