SHKUP

Ambasadorja e SHBA në Maqedoni, Xhilian Millanoviq duke komentuar incidentin e fundit në kuadër të fushatës zgjedhore në Rashce të Shkupit tha se përgjegjësinë e rasteve të këtilla duhet ta bartin liderët e partive politike, jo vetëm shqiptare, por të tërë spektrit politik në vend. "Dhuna nuk është kurrfar zgjidhje. Zgjidhja e vetme për të ardhmën e vendit është organizimi I zgjedhjeve në një frymë demokratike" tha ambasadorja amerikane, duke theksuar më pas se të gjithë ata të cilët do të inicojnë incidente duhet të marrin dënimin e merituar. "Nëse gjërat nuk do të shkojnë në vijën e duhur kjo nuk do të jetë aspak e favorshme për Maqedoninë dhe atëher të gjithë qytetarët do ta paguajnë koston e dhunimit të votës së lirë" tha ambasadorja amerikane Xhilian Millanoviq. Ndërkaq edhe sot dy partit politike shqiptare BDI dhe PDSH kanë vazhduar të fajësojnë njëra tjetrën për incidentet.