BAGDAD

Më shumë se 35 njerëz janë vrarë sot kur persona të armatosur kanë shtënë në një lagjë sunite në Bagdad. Policia thotë se personat e armatosur bllokuan rrugën me një postobllok fals, ndaluan makinat dhe ndanë nga pasagjerët sunitët, të cilët i vranë. Ndërkohë po sot, ushtria amerikane bëri të ditur se ka ngritur akuzat ndaj tre ushtarëve amerikanë për dhunim dhe vrasje të anëtarëve të një familjeje irakiane në fshatin Mahmudia.