BEOGRAD

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq i ka ofruar presidentit të Kosovës,Fatmir Sejdiu ndihmën mjekësore për banorët e Kosovës për shkak të paraqitjes së epidemisë së meningitit.
Zyra për informim e presidentit serb,ka njoftuar se Tadiq përmes shefit të UNMMIK-ut Joahim Ryker, i ka ofruar presidentit të Kosovës ndihmë në barna, material sanitar dhe ndihmë të epidimiologëve.
Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të regjistruar 267 raste të pacientëve me sëmundjen meningitit.