Lajme BEVERLI HILLS 31 gusht 2006 Mbrëmë vonë në moshën 90 vjeçare vdiq aktori Glenn Ford, që ishte i njohur për rolet e tij në filmat "Gilda", "Vapa e madhe" e të tjerë. Ndihma mjekësore, që ishte ftuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur aktorin të vdekur.