GAZA

Dy palestinez janë vrarë gjatë përleshjeve të sotme ndërmjet ushtarëve izraelitë dhe militantëve. Trupat izraelite ndërkaq gjatë ditës kanë rrethuar me tanke pjesën veriore të Rripit të Gazës. Në një incident tjetër, një ushtarë izraelitë ka vrarë një të ri palestinez. Izraeli ka ndërmarë një ofanzivë të madhe ushtarake në Rripin e Gazës që nga rrëmbimi i ushtarit izraelit më 25 qershor.