UASHINGTON

Presidenti serb Boris Tadiç të enjten në Uashington do të nënshkruajë me sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs marrëveshjen për kalimin e personelit ushtarak amerikan në territorin e Serbisë. Marrëveshja në fjalë mbron trupat amerikane nga arrestimi apo persekutimi, shkruan e përditshmja britanike Financial Times. Kjo marrëveshje është nënshkruar më parë nga vendet e tjera të rajonit.