PODGORICË

Deri në orën 12 në vendvotime në Mal të Zi kanë dalë afro 24% të zgjedhësve të regjistruar, ka kumtuar Qendra për Tranzicion Demokratik. Këto janë zgjedhjet e para prej se Mali i Zi u bë i pavarur. Vendvotimet u hapën në orën 8 dhe do të mbyllen në orën 21. Sot poashtu, në disa komuna, po mbahen edhe zgjedhjet lokale. Raportohet se këto zgjedhje po vëzhgohen nga afro 2500 përfaqësues vendës dhe ndërkombëtarë.