DAMASK

Ministri i brendshëm i Sirisë, Abdel Majid ka njoftuar se forcat e sigurisë kanë vrarë tre persona të armatosur që sot kishin sulmuar ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Damask. Ministri Majid e ka përshkruar sulmin kundër ambasadës si "operacion terrorist". Ai tha se një sulmues tjetër ishte plagosur. Departamenti amerikan i shtetit e ka konfirmuar sulmin. Raportohet se të gjithë diplomatët në ambasadën e Shteteve të Bashkuara janë të sigurtë.