NJU JORK

50 milionë dollarë është fondi i dhënë nga George Sorros për Kombet e Bashkuara për të luftuar varfërinë dhe SIDA-n në Afrikë. Sorros ashtu si dhe shumë financierë të tjerë janë pjesë e fushatës për të përgjysmuar shkallën e varfërisë në Afrikë deri në vitin 2015.