PRISHTINË

Kthehet sot në Prishtinë kryeministri i Kosovës Agim Çeku pas një turneu disa ditësh në Shtetet e Bashkuara dhe Bullgari. Në SHBA, Çeku është takuar me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të Kongresit si dhe me ambasadorë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ndërsa në Sofje, kryeministri Çeku ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit. Po sot, nga Vjena kthehet edhe ekipi i Prishtinës që mori pjesë në bisedimet për decentralizimin e pushtetit lokal.