Kabul: Sulm në një shkollë

Your browser doesn’t support HTML5

Një sulm vetëvrasës ka goditur një shkollë franceze në Kabul më 11 dhjetor. Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë se disa njerëz kanë mbetur të vrarë, ndonëse nuk raportohet për viktima franceze. Një zyrtar i lartë afgan ndërkaq ka thënë se njër nga viktimat është shtetas gjerman. Autoritetet afgane thanë se sulmuesi është një adoleshent i moshës 15-16 vjeç. Shkolla franceze në këtë qytet është një nga më të vjetrat dhe ruhet nga ushtria afgane.