BE premton më shumë ndihmë financiare për Ukrainën

Famujt e BE-së dhe Ukrainës jashtë Parlamentit Evropian. 7 mars 2022.

Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës edhe 2 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake.

Kështu u pajtuan ministrat e Jashtëm e BE-së në takimin e 12 dhjetorit.

Kjo ndihmë vjen në kohën kur po vazhdojë luftimet e ashpra në Ukrainën lindore, teksa forcat ruse po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

SHIKONI EDHE: Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase

Në rajonet lindore, forcat ruse vazhduan sulmet në Donjeck dhe Luhansk. Sulme ajrore janë raportuar në Kostiantinivka dhe në Hersonin e çliruar së fundi, tha ushtria ukrainase më 12 dhjetor.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në Luhansk, forcat ruse “po vazhdojnë të përdorin banorët si mburoja njerëzore, duke vendosur pajisje ushtarake dhe duke u pozicionuar afër ndërtesave të banimit, ku jeton popullsia civile”.

Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës së Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë dhe kanë lënë pa rrymë miliona persona.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e dhjetë.