U2 paralajmëron Aliyevin

Your browser doesn’t support HTML5

Rok-grupi irlandez U2 ka kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në Azerbajxhan. Ai është duke shfrytëzuar skenën e turneut aktual në Amerikën Veriore, për të tërhequr vëmendjen ndaj aktivistëve dhe gazetarëve, të burgosur nga autoritetet e Azerbajxhanit. Këngëtari Bono ka paralajmëruar presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke thënë: Zotëri, nëse u ndodh diçka miqve tanë, ne do të mbajmë ty përgjegjës!