Lamtumirë 19 viktimave të Srebrenicës

Mijëra njerëz morën pjesë në shënimin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, më 11 korrik, 2021.

Forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Eshtrat e 19 viktimave të Srebrenicës, të identifikuara së voni, u varrosën të dielën në Qendrën Përkujtimore Potoçari.

Mevlida Aliq varrosi vëllain e saj, Jusuf Aliq.

Viktima më e re që u varros ishte Azmir Osmanoviq, i cili ishte 16 vjeç kur u vra.

Viktima më e vjetër që u varros të dielën, ishte Husein Kurbashiq - 63 vjeç në kohën kur u vra.

Tabutet e viktimave në Potoçari, 11 korrik.

Familjarë të viktimave të Srebrenicës.

Përgatitjet për varrimin kolektiv.

Qendra Përkujtimore Potoçari.

Masakra e Srebrenicës është njohur si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.