Çfarë lanë prapa militantët e Shtetit Islamik?

Ushtarë irakianë duke inspektuar një makinë të kapur, e projektuar si një makinë-bombë vetëvrasëse në Mosul, në veri të Irakut. Automjete të blinduara rëndë si kjo, janë të mbushura me eksplozivë.  

Një ushtar irakian me një shpatë që e kishte gjetur në Mosul, si ato të përdorura nga luftëtarët për vrasjen e robërve.

Një ushtar irakian brenda një vend-strehimi plot armatim të militantëve të IS-it, në Falluxha, Irak. Reuters raporton se armët e tilla si këto, mortaja etj, janë bërë për udhëzime strikte që janë të standardizuara në të gjithë territoret ku vepron.

Një mortajë e bërë me dorë në një qytet verior të Irakut çliruar nga ushtria irakiane. Reuters raporton se: Predha mortajash të prodhuara në një pjesë të territorit të forcave, janë të kalibruara që t'u përshtaten  pajisjeve të prodhuara në vende të tjera.

Një ushtar irakian bart një avion me telekomandë të lënë pas nga tërheqja e militantëve të IS-it në Mosul. 

Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së prezantojnë një dron X8 Skywalker, që mund të blihet online. 

Eksplozivi i lënë pas në një shkollë në Falluxha, Irak, nga militantët e IS-it.

Një ushtar irakian ecën pranë një muri të pikturuar me flamurin e zi, me mbishkrim, që përdoret nga militantët e IS-it në Irakun verior dhe gjetkë. Tekstet arabe në krye të flamurit dhe brenda rrethit të bardhë, përmbajnë dy pjesë shehadeti lidhur me Islamin sunit.

Eksplozivi që u la pas në një shtëpi në Homs, Siri, u fotografua menjëherë pasi militantët e Is-it u dëbuan prej qytetit nga ushtria siriane.

Një ndërtesë administrative e përdorur më parë nga militantët e Shtetit Islamik, në qytetin sirian të Al-Rait, pranë Aleppos.

Një billboard me vargje të Kuranit është parë në qytetin e lashtë Palmyra. Forcat siriane dhe ruse rimorën qytetin nga militantët e IS-it në mars të vitit 2016, por grupi pushtoi kryeqytetin historik përsëri në dhjetor. Shumë prej monumenteve më të çmueshme tashmë janë shkatërruar.

Një anëtar i forcave të sigurisë irakiane qëndron pranë një tuneli të përdorur nga militantët gjatë një beteje afër Mosulit. 

Batanije nëpër tokë dhe dritare të izoluara në një vend në Mosul, Irak, i përdorur nga militantët si burg i grave.

Prangat të gjetura brenda një burgu që luftëtarët rebelë sirianë thonë se është përdorur nga militantët, në Manbij, Aleppo.

Burgu në Manbij ku shihen copa të bëra enkas për t'u mbyllur sytë të burgosurve. 

Armët e kapura të militantëve të IS-it në  Falluxha, Irak.