Pas fitores në shtetin e Xhorxhias, demokratët kanë forcuar kontrollin në Senat.
Senatori demokrat, Raphael Warnock, fitoi përballë republikanit, Herschel Walker, në balotazhin e zgjedhjeve në Xhorxhia të martën, duke u siguruar demokratëve një shumicë në Senat për pjesën tjetër të mandatit të presidentit Joe Biden.
“Unë shpesh them se vota është një lloj lutjeje për botën që dëshirojmë, për veten, dhe për fëmijët tanë", tha Warnock, një pastor baptist dhe senatori i parë me ngjyrë i shtetit të tij.
Me fitoren e Warnock demokratët do të kenë një shumicë 51-49 në Senat, duke siguruar epërsi pas ndarjes aktuale 50-50.
Balotazhi i dhjetorit në Xhorxhia ishte përcaktues për ndaljen e ulëseve në Senat mes dy partive.
- Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Biden feston suksesin e demokratëve
- Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
Këto janë rezultatet më të mira të Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në 20 vjetët e fundit.
Miliona amerikanë kanë votuar në këto zgjedhje, të cilat janë mbajtur në nëntor.
Në garë ishin të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, si dhe 35 vende në Senatin amerikan dhe 36 për guvernatorë.