“Mësim për të gjithë”: Burgime të përjetshme për vrasësit e Liridona Ademajt

Your browser doesn’t support HTML5

Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla mori 30 vjet burg për ndihmën që ua ofroi. Sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës, krimi i kryer më 2023 ishte i planifikuar dhe i motivuar nga përfitimi i sigurimit jetësor.