Dënime maksimale për Banjskën - drejtësi “e papërmbyllur” për Kosovën

Your browser doesn’t support HTML5

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim për sulmin e 2023-tës në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Vendimi i 24 prillit u kundërshtua nga mbrojtja e të pandehurve, ndërsa nga autoritete në Kosovë u vlerësua si i pjesshëm derisa Millan Radoiçiq dhe të akuzuarit e tjerë nuk dalin para drejtësisë.