Ndryshimet e vogla që çojnë drejt një diete të shëndetshme
Your browser doesn’t support HTML5
Shëndeti fillon në pjatën tonë të përditshme. Çdo zgjedhje që bëjmë, nga mëngjesi deri te darka, ndikon drejtpërdrejt në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien tonë. A është vërtet mungesa e kohës arsyeja kryesore pse shumë njerëz nuk ushqehen mirë? A është ushqimi i shëndetshëm luks, apo zgjedhje me rëndësi? Në episodin e 12-të të podkastit 5 pyetje, me dietologen dhe nutricionisten Vala Pupovci flasim për kuptimin e vërtetë të ushqyerjes së shëndetshme, dhe për mitet që e rrethojnë atë.