Producent i Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Kur fuqitë e mëdha hyjnë në luftë, askush nuk është vërtet larg. Kosova mbështeti SHBA-në në operacionin kundër Iranit, duke riafirmuar besnikërinë ndaj aleancës perëndimore dhe duke dënuar regjimin iranian.
Raportimet për një rishikim të pranisë amerikane në Evropë - përfshirë Kosovën - po shtohen. Pentagoni nuk konfirmon e as mohon ndonjë plan, duke lënë të hapur pyetjen: a mund ta mbajë Evropa stabilitetin në KFOR nëse trupat amerikane reduktohen?
Kosova synon të ndërtojë një ekonomi digjitale, të mbështetur në inovacion dhe inteligjencë artificiale, duke e prezantuar veten si destinacion të ri për investime dhe teknologji.
Albin Kurti nis mandatin e tretë si kryeministër i Kosovës në një kohë sfidash të thella ndërkombëtare dhe gjeopolitike. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë shihet si kyç për të siguruar besimin e aleatëve dhe përparimin e Kosovës drejt BE-së.
Një kapitull vendimtar për sigurinë e Kosovës po arrin fazën finale: Ushtria e Kosovës. Forca e Sigurisë së vendit nisi procesin e shndërrimit në ushtri me kapacitete të plota më 2018, përkundër shqetësimeve të NATO-s.
Kosova është e vogël, por humbjet e saj në Uashington mund të jenë të mëdha. Pa asnjë kontratë aktive lobimi për gati dy vjet, vendi rrezikon të bëhet i padukshëm për ata që vendosin në SHBA.
Në kohën kur raportet transatlantike po lëkunden dhe rendi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, Rusia po rikthen Ballkanin në radar.
E gjithë Kosova i ka sytë te rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë, pasi manipulimet duket se janë gjë e kryer. Por, si ndodhën këto manipulime, kush duhet të mbahet përgjegjës dhe çfarë ndëshkimesh mund t’i presin fajtorët? Shpjegojmë në pak minuta.
Albin Kurti doli nga zgjedhjet si lideri më i fuqishëm politik në Kosovë. Por, fuqia që vjen nga kutitë e votimit nuk garanton automatikisht ndikim edhe jashtë vendit.
Anëtarësimi në NATO shihet si nevojë urgjente e sigurisë për Kosovën, në një kontekst të rrezikut në rritje nga Rusia dhe tensioneve me Serbinë, por mbetet i kushtëzuar nga zhvillimet gjeopolitike.