Nga traktori te droni: Si po ndryshon bujqësia në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Dronët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në bujqësinë e Kosovës, duke zëvendësuar metodat tradicionale të spërkatjes së kulturave. Teknologjia që dikur dukej e paarritshme, sot po përdoret për trajtimin e arave dhe vreshtave, duke ndihmuar fermerët të përballen me mungesën e fuqisë punëtore, të kursejnë kohë dhe të reduktojnë përdorimin e ujit.