Arrestohen dy persona pas përplasjes së anijeve në Baltik

Pasojat e përplasjes së dy anijeve me mallra në Detin Baltik. Njëra prej anijeve u përmbys.

Dy persona u arrestuan më 13 dhjetor, pasi dy anije mallrash njëra britanike e tjetra daneze, u përplasën në Detin Baltik në bregun suedez. Një person vdiq si pasojë e këtij incidenti.

Sipas zyrtarëve, të arrestuar janë një britanik dhe një kroat.

Prokurorët po hetojnë shkaqet e përplasjes, derisa përfshinë mundësinë e neglizhencës dhe dehjes së stafit të anijes britanike, Scot Carrier.

Ndërkaq kompania, Scotline, të cilës i takon anija britanike njoftoi se i gjithë stafi u testua për drogë dhe alkool. Rezultatet dëshmuan që sy pjesëtarë patën në gjak më shumë alkool se që lejohet ligjërisht.

Ekipet e shpëtimit kërkuan me orë të tëra dy personat fillimisht të zhdukur, pjesëtarë të stafit të anijes daneze e cila u përmbyt. Megjithatë, një person ende nuk u gjet.

Lexoni edhe këtë: Zhduken dy persona pas përplasjes së dy anijeve në Baltik

Përplasja mes dy anijeve ndodhi në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad më 13 dhjetor. Johan Nilsson, përgjegjës për operacionin e shpëtimit, tha për mediat suedeze që anija daneze pësoi shumë dëme pas përplasjes.