Associated Press
Yjet më të mëdhenj të kinemasë duket se do të shndrisin në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, i cili nis këtë javë në qytetin verior italian.
Mendojeni Lady Gagan, gruan që nuk ka zhgënjyer kurrë me paraqitjet publike.
Apo Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët do të marrin pjesë si çift.
Pavarësisht se a jeni person i famshëm që parakaloni në tepihun e kuq para qindra shkrepjeve të aparateve të fotografisë, apo një shikues i thjeshtë, ky festival hyn në ato lloj organizimesh që të ngacmojnë imagjinatën.
Dhe e gjithë kjo gjë ndodh ende pa hyrë në teatër.
Për regjisoren dhe aktoren, Olivia Wilde, ëndrra e saj për Venecian endet përmes filmit të saj të ri “Don’t Worry Darling”.
Aktorja, Olivia Wilde.
“Ne kemi pasur shumë studio dhe kompani që kanë dashur të bëjnë këtë film, dhe unë jam ulur me të gjithë ata dhe u kam thënë, ‘Rruga po e shoh që na çon në Venecia. Cili nga ju e kuptoni se për çfarë lloj filmi po flitet?” ka thënë Wilde.
“Për mua, filmi i Venecias është film që bën bashkë gjithçka, është ambicioz, romantik dhe i bukur për kinemanë. Ky film është vërtet një letër dashurie”.
Wildes i janë dashur dy bashkëpunëtorë për ta bërë ëndrrën realitet: New Line dhe Warner Bros.
Filmi me aktorët Florence Pugh dhe Harry Styles shpërfaq çiftin perfekt në një komunitet eksperimental pas luftës.
Ai do të shfaqet për herë të parë më 5 shtator.
Styles, Pugh dhe Wilde janë vetëm disa prej yjeve që do të qëndrojnë në Itali në hapje të festivalit.
Prezenca e tyre, bashkë me emrat si: Catherine Deneuve, Hugh Jackman, Tilda Swinton, Penelope Cruz, Chalamet dhe shumë të tjerë, ndihmojnë në transformim të Sheshit Shën Marku, në një bastion magjepsës në Adriatik.
Festivali i këtij viti ka shumë performanca që mezi i pret publiku.
Ana de Armas luan në rolin e Marilyn Monroes në filmin “Blonde”.
Brendan Fraser rikthehet në filmin e ri të Darren Aronofskyt, “The Whale” dhe Cate Blanchett, luan në filmin “TÁR,” njëherësh filmin e parë të regjisorit Todd Field në mbi 15 vjet.
“Todd Field vazhdon të jetë artist i madh filmi, siç ka qenë”, ka thënë Peter Kujawski, udhëheqës i kompanisë, Focus Features.
“Ajo çfarë Kate është duke bërë në këtë rol, pa thënë shumë, është diçka që nuk shihni shpesh në këtë nivel”.
Festivali, i cili ka nisur më 1932, mban këtë vit edicionin e 79-të.
Ai nis të mërkurën në mbrëmje me premierën e filmit “White Noise” të regjisorit, Noah Baumbach.
Noah Baumbach.
Rolet kryesore i kanë aktorët: Adam Driver dhe Greta Gerwig.
“White Noise” është një prej filmave të kompanisë Netflix, që shpreson të lë gjurmë në festival, i cili nuk shërben vetëm si platformë e rëndësishme për këtë kompani, por edhe për të gjithë ata që shpresojnë të fitojnë çmimin Oscar që ndan Akademia e Arteve në Shtetet e Bashkuara.
Filmi i fundit i Baumbachut, që është prezantuar në festivalin në Venecia, “Marriage Story,” ka marrë gjashtë nominime për çmimet Oscar.
“Ky është festivali i parë i vjeshtës që do të definojë diskutimet për çmime përgjatë gjithë vitit”.
Field, Baumbach, Aronofsky dhe Zeller janë në mesin e regjisorëve që shpesh bëjnë ndalesën e parë në Venecia teksa ia mësyjnë çmimeve prestigjioze Oscar.
Filma tjerë të regjisorëve të dëshmuar janë: The Banshees of Inisherin nga Martin McDonagh, komedia e Alejandro G. Iñárritus “Bardo” dhe romanca e Luca Guadagninos, “Bones and All”.
Festivali në Venecia mund të mos jetë gjithmonë përcaktues se kush e fiton çmimin Oscar, ndonëse ekzistojnë disa shembuj të tillë në të kaluarën: “Birdman,” “Spotlight,” “The Shape of Water” dhe “Nomadland,” si dhe shumë filma të nominuar.
"Birdman" rrëmben katër çmime Oskar
Këtë herë festivali vë dritë edhe në luftën në Ukrainë përmes premierës së dokumentarit të Evgeny Afineevskyt.
Pas dy vjetëve me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, gëzimi këtë herë vërehet në ajër.
SHIKONI EDHE: Festivali i Filmit në Venecia hap dyert në kohë pandemieFestivali i filmit në Venecia konsiderohet si vend që entuziazmon, qoftë regjisorët e rinj, ashtu edhe veteranët e industrisë.
Ndoshta ka të bëjë me natyrën romantike të Italisë veriore, apo për faktin se festivali në Venecia është ndër më të vjetrit në botë.