"Lulet do të shpëtojnë botën"

Festivali i Luleve Namangan tërheq mijëra vizitorë çdo vit, por ngjarja madhështore mbetet pak e njohur përtej Luginës Ferghana.

Ky burrë uzbek po përgatitet për hapjen e një prej ngjarjeve kulturore më simpatike, por më pak të njohur të Uzbekistanit.

Festivali i Luleve Namangan është mbajtur në Luginën Ferghana të Uzbekistanit çdo vit që nga viti 1961 - me përjashtim të vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Festivali tradicionalisht hapet me një paradë automjetesh të mbuluara me lule të freskëta. Kolona e automjeteve që shpërndan aromë shkon drejt qendrës së qytetit ku nisin festimet.

Fotografi uzbek, Anzor Bukharsky, bëri këto imazhe të festivalit të këtij viti, i cili filloi në mes të motit të stuhishëm më 22 maj, ndërsa zgjat deri më 5 qershor.

Fotoreporteri Bukharsky thotë se ka dëgjuar rastësisht për festivalin e panjohur vetëm pak para se të fillonte. Fotografi dhe miku i tij gazetar, Timur Nimanov, “menjëherë” i hipën makinës për të bërë udhëtimin pesë-orësh deri atje nga Tashkenti.

Pavarësisht shiut, një turmë e madhe njerëzish u mblodh për të parë shfaqjet që shënuan fillimin e Festivalit të Luleve Namangan.

Bukharsky tha se skena e mbushur me njerëz të lagur nga shiu lart tregonte një lloj "urie" për festime publike, duke thënë: “Uzbekët nuk janë indiferentë ndaj ngjarjeve të tilla; duan spektakle”.

Ashtu si me shumicën e ngjarjeve publike në Uzbekistan, festivali kontrollohet shumë. Bukharsky tha se nga ajo që ai mund të shihte, megjithatë, oficerët në festival ishin "shumë të matur, falë Zotit".

Një ekspozitë e bërë e tëra me lule të freskëta.

Sipas mediave uzbeke, Namangani ka qenë i njohur për prodhimin e luleve që nga vitet 1700. Lugina Ferghana e Uzbekistanit është një rajon pjellor i vendit kryesisht të thatë.

Dy gra bëhen gati të bëjnë një fotografi para një muri me trëndafila të freskët.

Timur Nimanov, gazetari që udhëtoi me Bukharskyn, tha se ngjarja e vitit të kaluar u hap nga një zyrtar, i cili vuri në dukje se derisa "shumë vende organizojnë parada ushtarake për të demonstruar fuqinë e tyre, ne mbajmë festivale lulesh -- simbole të paqes, dashurisë dhe paqes zhvillim".

Sot, një deklaratë e tillë për paradat ushtarake mund të shihet si e politizuar në mesin e pushtimit rus të Ukrainës. Këtë vit nuk u bënë krahasime me shijet e vendeve të tjera në ngjarjet publike.

Për Bukharskyn, çudia më e madhe është se sa pak dihet për Festivalin e Luleve Namangan, veçanërisht jashtë Uzbekistanit. Ai tha se shpreson se dokumentimi fotografik i tij i ngjarjes simpatike mund të ndihmojë në ngritjen e profilit të saj në një kohë kur mungojnë lajmet e mira.

“Lulet do ta shpëtojnë botën”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi