Filmi sfidues iranian vë në pah shtypjen e këngëtareve

Your browser doesn’t support HTML5

Një film i paautorizuar iranian, i publikuar falas në YouTube, po nxit debat duke sfiduar hapur kufizimet ndaj grave që këndojnë dhe rregullat e detyrueshme të hixhabit në Iran. “Bidad”, me regji të Soheil Beiraghit, u realizua pa miratimin e qeverisë dhe përfshin zërin e Parastoo Ahmadit, një këngëtare e cila u dënua me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi publikisht pa shami.