Fishekzjarrët e 4 Korrikut rikthehen në qytetet amerikane

Fishekzjarrë shumëngjyrësh mbi qiellin e Uashingtonit, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Spektatorët duke shikuar fishekzjarrët mbi qiellin e Menhetënit, gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në Nju-Jork.

Njerëzit duke shikuar fishekzjarrët e lëshuar nga kompania Macy's, në Nju-Jork.

Një vajzë e veshur me një fustan me flamurin amerikan, duke marrë pjesë në festimet për Ditën e Pavarësisë, në Virxhinia.

Një pjesëmarrëse me yje me ngjyrat e flamurit amerikan në kokë, duke shikuar një shfaqje fishekzjarrës, në Nju-Jork.

Dy persona duke u përqafuar, teksa shikonin fishekzjarrët për Ditën e Pavarësisë, në Nju-Jork.

Shfaqja e fishekzjarrëve, e organizuar nga Macy's, për Ditën e Pavarësisë, në Nju-Jork.

Njerëz të mbledhur për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, në Uashington.

Fishekzjarrët në Uashington.

Qielli u ndriçua nga fishekzjarrët edhe në Nju-Jork.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe familja e tij, duke shikuar gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Flamuj amerikanë duke valuar teksa në prapavijë shpërthenin fishekzjarrë në qiell, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në Uashington.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, duke dëgjuar, teksa kitaristi Andy Grammer luante gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Fishekzjarrët mbi qiellin e Menhetënit, gjatë festimit të 4 Korrikut, në Nju-Jork,.

Menhetëni i ndriçuar nga fishekzjarrët shumëngjyrësh për Ditën e Pavarësisë.

Njerëzit duke shikuar fishekzjarrët në Uashington.

Një fëmijë duke valëvitur një flamur të Shteteve të Bashkuara, teksa shikonte një performancë gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë në rezidencën e George Washingtonit, në Virxhinia.

Dy persona duke vallëzuar gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë, në Koni Ajllënd, Nju-Jork.

Fishekzjarrët duke ndriçuar qiellin, pranë ndërtesës së Kongresit amerikan dhe Monumentit të Uashingtonit.

Një grua me buzët e lyera sipas flamurit amerikan, duke marrë pjesë në festimet për 4 Korrikun, në Koni Ajllënd, Nju-Jork.

Miliona amerikanë kanë festuar të hënën e 4 korrikut Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara – për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Me shfaqje fishekzjarrësh, me parada dhe me grumbullime familjare, në shumë qytete, përfshirë Uashingtonin dhe Nju-Jorkun, u shënua përvjetori i 246-të i pavarësisë së SHBA-së. (Përgatiti: Trim Haliti)