Fotografitë e javës

Kadetët mbajnë njëri-tjetrin për t'u ngrohur teksa flenë gjatë një pushimi nga trajnimet intensive të Gardës Speciale në periferi të Pekinit, Kinë.

Familjet iraniane lundrojnë me barka  me pedale në liqenin Chitgar në perëndim të Teheranit. 

Të pastrehët duke fjetur nëhyrje të metrosë në Kiev.

Një burrë sikh, lutet në Tempullin e Artë, vend i shenjtë sikh, në një mëngjes me mjegull të dendur në Amritsar, India. 

Fëmijë të vegjël të pastrehë ulur në tokë, në një ditë me mjegull në Peshawar, Pakistan. 

Një familje afgane duke ecur, gjatë një perëndimi dielli në Herat.

Një entuziast i veshur si Babadimri lundron me varkën me vela në lumin Yenisei, Krasnoyarsk, Rusi. 

Zjarrfikësit afganë shuajnë zjarrin në automjetet e djegura ushtarake të NATO-s, pas një përleshjeje ndërmjet talibanëve dhe forcave afgane të sigurisë, në zonën Torkham, në Jalalabad, më 18 dhjetor. 

Një kalë duke vrapuar në dëborë në bazën e malit Hermon, në Lartësitë Golan pranë kufirit Izrael-Siri.

Dervishët duke performuar në Galata Mevlevihane ("Shtëpizë i dervishëve") në Stamboll më 18 dhjetor.

Një protestues anti-qeveritar, me nevoja të veçanta, qëndron në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, Ukrainë.

Një njeri i ndihmon një personi të plagosur nga një sulm ajror në Aleppo, Siri, 17 dhjetor.

Aisha 11 vjeçe, bart qymyr me kovë, që do ta përdorin për gatim dhe ngrohje, marrë nga një fabrikë e tullave në Jalalabad, Afganistan.

Shitja e balonave një mëngjes me mjegull në Lahore, Pakistan. 

Një gjel në një kamp rom, në qytetin me shumicë serbe të Leposaviqit, Kosovë.

Kadetët shfaqin aftësitë e tyre gjatë një parade pas përfundimit të trajnimit të tyre në bazën themelore  Shaheed Benazir Bhutto, në Karaçi, Pakistan. 

Një pjesëmarrëse performon gjatë konkursit "Miss Pole Dance Kirgistani 2013" në Bishkek.