Fotografitë më të mira të javës

Kështu reagon një protestues bjellorus teksa policia përdor topa uji për të shpërndarë një tubim antiqeveritar në Minsk më 11 tetor. (AFP)

Mbështetësitë rivalë opozitarë përleshen në një protestë në Bishkek të Kirgizisë më 9 tetor.(AFP/Vyacheslav Oseledko)

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya duke pritur para takimit me presidenten sllovake, Zuzana Caputova në Bratislavë më 8 tetor. (epa-EFE/Jakub Gavlak)

Një tifoz i futbollit, që ka vendosur maskë mbrojtëse, qëndron në një stadium të zbrazët. Ai po ndjek një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 ndërmjet Bullgarisë dhe Hungarisë të mbajtur në Sofje më 8 tetor. (epa-EFE/Vassil Donev)

Një burrë me aftësi të kufizuara qëndron i ulur në një rrugë në Kiev të Ukrainës. (Reuters/Gleb Garanich)

Një inxhinier ushtarak qëndron pranë një rakete të pashpërthyer të tipit BM-30 Smecher, që besohet se është hedhur nga forcat armene, gjatë luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, në afërsi të një hidrocentrali në qytetin Mingachevir.(TASS/Valery Sharifulin)

Një burrë duke kalëruar në provincën Herat të Afganistanit. (AFP/Hoshang Hashimi)

Myslimanët shiitë marrin pjesë në një rit fetar për të shënuar ditën e 40 të zisë pas përvjetorit të vdekjes së Imamit Hussain, nipit të Profeitt Muhammed, në Lahore të Pakistanit.(AFP/Arif Ali)

Fermerët afganë punojnë në një fushë ku thahen farat e shegës në Kandahar. (AFP/Javed Tanveer)

Policia përdor topa uji për të shpërndarë protestuesit në Minsk të Bjellorusisë. Qindra-mijëra protestues po protestojnë çdo ditë, që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. (AP)

Tymi mbulon qiellin pasi një depo e municionit në rajonin rus Ryazan përfshihet nga flakët.(Fito e marr nga Instagrami i @KORABLINO/Social Media via Reuters)

Njerëzit më 6 tetor strehohen në një qendër për strehim kundër sulmeve me bomba në Stepanakert, qytetin kryesor në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(AP/Dmitry Lovetsky)

Një lodër ka përfunduar në dyshemenë e një shtëpie të shkatërruar nga bombardimet në Tazakand në rajonin Agdam të Azerbajxhanit, që gjendet në Nagorno Karabak.(epa-EFE/Aziz Karimov)

Një vajzë kalon pranë një hoteli ku refugjatët nga Nagorno Karabaku janë vendosur, në qyteti kufitar armen të Gorisit.(TASS/Sergei Bobylev)

Një bilbord i madh, ku i urohet shërim i shpejt nga koronavirusi presidentit amerikan, Donald Trump është vendosur në Sllatinë të Kosovës më 6 tetor.(AP/Visar Kryeziu)

Një protestues valëvitë flamurin kirgiz gjatë një proteste kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare. Bishkek, 5 tetor.(AP/Vladimir Voronin)

Ushtarët ukrainas vendosin flamurin e Ukrainës mbi arkivolet e kadetëve të forcave ajrore, që vdiqën par rrëzimit të një aeroplani muajin e kaluar. (AFP/Sergey Borok)

Protestuesit mbajnë në duar fotografitë e familjarëve të zhdukur, për të cilët, aktivistët në Pakistan thonë se janë marrë nga agjencitë shtetërore, fillimisht nën pretekstin se po luftojnë terrorizmin. Karaçi, 4 tetor.(epa-EFE/Shahzaib Akber)

Një grua, më 4 tetor, shikon përmes dritares të banesës së saj, e cila është shkatërruar nga bombardimet e Azerbajxhanit në Stepanakert, që është qyteti kryesor në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(epa-EFE/David Ghahramanyan)

Disa njerëz qëndrojnë pranë një makine të shkatërruar në qytetin Ganca, pas raportimeve më 4 tetor, se Armenia ka kryer sulme me raketa.(TASS/Valery Sharifulin)